Microsoft ka njoftuar disa përdorues të Outlook që një haker ka arritur të ketë akses në llogaritë e tyre.

Gjigandi i softuerit zbuloi se kredencialet e një agjenti suporti u kompromentuan nga shërbimi i e-mail-it duke lejuar akses të paautorizuar në disa llogari gjatë periudhës 1 Janar – 28 Mars 2019.

Kompania thotë se hakerët mund të kenë parë çdo gjë që keni pasur në email.

Nuk dihet sesa përdorues janë prekur apo kush është përfshirë në këtë skandal.

Kompania thotë se hakerët nuk kanë arritur të vjedhin kredencialet e kyçjes apo informacione të tjera personale por Microsoft rekomandon përdoruesit e prekur të ndryshojnë fjalëkalimet.

Incidenti i sigurisë vjen javë pasi një hulumtues sigurie u shpal fajtor për hakimin e serverëve të Microsoft dhe Nintendo.

Serverët e zhvillimit të Microsoft u hakuan për disa javë në Janar të 2017-ës dhe hakerët kishin akses në versionet e pa lançuara të Windows.

Microsoft konfirmoi hakimi por kompania nuk zbulon llogaritë që janë prekur.

“Kemi adresuar këtë skemë e cila prekte disa llogari konsumatore duke çaktivizuar kredencialet e kompromentuara dhe bllokuar aksesin e palëve të huaja,” shprehej një zëdhënës i Microsoft.

Gjithashtu kompania kërkoi falje për këtë incident dhe problemet që mund të ketë shkaktuar.