Meta: Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende!

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e stome nga Pogradeci në lidhje me situatën e rënduar politike që ka kapluar Shqipërinë.

Në një situatë ku opozita ka djegur mandatet dhe populli është i pakënaqur nga qeveria, por kjo e fundit vazhdon me fasada, Meta ka dhënë komentin e tij që deri diku tingëllon si vetësakrifikues.

Ai është shprehur se është i gatshëm të japë edhe jetën si Salvador Allende (President i Kilit që i dha fund jetës duke qëlluar mbi veten me një AK-47), për zgjidhjen e situatës politike në vend.

Duke mos lënë këtu pa përmendur as djegien e mandatit të presidentit, duke marrë shembull nga bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, të cilën e kritikoi për vendimin e djegies së mandateve pak kohë më parë.

Meta në fjalimin e tij është shprehur se është i gatshëm të “vetëflijohet” për mirëqenien e Shqipërisë.

Ai tha:

“Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allente. Sakrifica që të mos instalohet një juntë ushtarake.

Kriza nuk zgjidhet as me retorikën por me dialog dhe përpjekje seioze. Për zgjidhjen gati të dorëzoj mandatin e presidentit!”