Nuk është e pazakontë që shumë qytetarë t’u drejtohen mediave për t’i ndihmuar në çështjet e zemrës apo për të njohur dikë

Ajo që tërheq zakonisht vëmendjen janë kërkesat e pazakonta të këtyre qytetarëve, të cilët përcaktojnë qartë “kushtet” që duhet të përmbushë partneri i tyre i ardhshëm.

I tillë ka qenë edhe rasti i një mësuese nga Tirana, që ka deklaruar publikisht mëngjesin e sotëm se është në kërkim të një parteri.

Mësuesja ka kërkuar sot përmes emisionit “Aldo Morning Show” një njohje.

Denisa tha se nuk është martuar ndonjëherë dhe kërkesa e saj ishte specifike.

Ajo kërkoi që të njihej me një burrë tullac pasi sipas saj janë në modë.

Mësuesja u shpreh se:

Jam Denisa nga Tirana. Të mora për një njohje, dua një djalë të mirë. Jam 43 vjeç, jam beqare. Nuk jam martuar sepse kam patur pretendime.

Unë jam mësuese në shtet. Unë dua dikë të jashtëzakonshëm, dua të jetë tullac se janë në modë. Po s’pati tullac një me flokë.