Messit i shkatërrohet mbrëmja, një fans i dehur tenton ta godasë

Teksa te Barcelona kanë nisur me kohë përgatitjet për sezonin e ri, ylli i ekipit, Lionel Messi është ende me pushime.

Argjentinasi ndodhet në Ibiza, ndërsa së fundmi me të janë bashkuar edhe shokët e tij të ekipit, Suarez, Xhordi Alba dhe ish-katalanasi Çesk Fabregas.

Mbrëmjen e djeshme, futbollistët po merrnin pjesë në një festë tek një klub nate në Ibiza, por aty ka ndodhur një incident i shëmtuar.

Një fans i dehur tentoi të përleshej fizikisht me Messin.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të nxjerrë jashtë agresorin i cili tentoi të godiste argjentinasin.

E gjithë situata është e filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjet duke u kthyer në virale.

Ndërkaq, e rëndësishme ishte që ylli i Barcelonës shpëtoi pa u prekur nga kjo histori, edhe pse fansi i dehur arriti t’ia prishë mbrëmjen Mesit me shokë.