Enca Haxhia ka befasuar fansat me përzgjedhjen e bashkëpunëtorit që ka bërë për projektin e ri.

Enca Haxhia këto ditë ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën pritet ta publikojë nesër (e premte).

Këngëtarja këtë projekt po e sjell në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, ndërsa titulli i këngës është “Hajde”.

“PREMIERË NESËR NË ORËN 17:00. “HAJDE” ENCA FT MUHARREM AHMETI”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Baladë”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/