Juventus ka lajmëruar se e kanë emëruar ambasador zyrtar të klubit, David Trezeguet

Sulmuesi, i cili është golashënuesi më i mirë i huaj te bardhezinjtë, tashmë ishte legjendë e klubit, por për tri vitet e ardhshme ai do të merr rolin e ambasadorit zyrtar të klubit.

“David Trezeguet është një ikonë e vërtetë e Juventusit”, thuhet në fillim të deklaratës zyrtare të Zonjës së Vjetër.

“Kështu që sot është momenti i përshtatshëm që ata ta emërojmë në pozitën e zyrtarit të Ambasadorit të klubit, duke vazhduar lidhjet që kemi pasur deri me tani e që karakterizohen me një sukses të madh”.

“Për tri vitet e ardhshme, Trezeguet do të prezantojë brendin e Juventusit në fushën e zhvillimit global dhe komercial”.

“Klubi për momentin është duke u përqendruar dy qasje dy paleshe për ta zhvilluar suksesin në fushën komerciale dhe zhvillimin e brendësit tonë në botë, Trezeguet do të jetë një ambasador përfekt për të vazhduar këtë rritje me ngjarje globale ku involvohen tifozët dhe sponsorët”, ka shkruar Juventus. /GazetaExpress/