Mërgimtari e sulmoi në vendin e punës plakun në Agjencionin për Regjistrim Civil

Një mërgimtar bashkë me motrën që kanë ardhur nga Belgjika në Kosovë, janë përplasur ashpër me një nga pjesëtarët e sigurimit të Agjencionit për Regjistrimin Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga momenti i përplasjes, ku shihet pjesëtari i sigurimit të ARC-së duke iu vërsulur mërgimtarit nga Belgjika.

Madje, sipas Policisë, mërgimtari ka pranuar tretman mjekësor për shkak të rrahjes me punonjësin e sigurisë.

Kurse, motra e tij gjatë ndërhyrjes në rrahje, poashtu ka marrë lëndime.

“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy të dyshuarve meshkuj K-shqiptarë.

Njëri nga të dyshuarit dhe një viktimë femër K-Shqiptare e cila ka ndërhyrë gjatë rrahjes, janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Indeksonline.

Viktima, motra e mërgimtarit që ka ndërhyrë gjatë rrahjes me pjesëtarin e sigurimit, Gj.Ll për Indeksonline ka treguar se si ajo dhe vëllai i saj që ka ardh nga Belgjika për pushime në vendlindje, janë ofenduar, kërcënuar e sulmuar nga punonjësi i sigurimit.

Kjo ngjarje ka ndodhur dje, kur ajo bashkë me vëllain kanë shkuar në ARC për të vënë vulë apostile në certifikatën e lindjes, për përdorim në Belgjikë.

“Dje në ARC, punonjësi i sigurimit ka sharë, ofenduar, poshtëruar, kërcënuar me jetë dhe sulmuar fizikisht vëllain tim mërgimtar në Belgjikë dhe mua, kur ne kemi shkuar aty për të vënë vulë apostile certifikatës së lindjes për përdorim në Belgjikë”, ka thënë ajo për redaksinë.

Ajo për Indeksonline ka treguar se rastin e kanë paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

“Kamerat në ARC kane regjistruar gjithë ngjarjen, ndoshta edhe mund t’i merrni regjistrimet, dhe rastin e kemi paraqitur në polici”, ka thënë Gj.Ll.

Në këto pamje, shihet se si pjesëtari i sigurimit iu vërsulet dy viktimave, derisa punonjësit e tjerë tentojnë ta mbajnë nën kontroll kolegun e tyre./Indeksonline/