Meksika shpallet fituese e ‘Gold Cup’ 2019

Është mësuar edhe fituesi i CONCACAF Gold Cup 2019

Kombëtarja e Meksikës ka arritur që të mposhtë kombëtaren e SHBA-ve në finalen e ‘Gold Cup’ 2019.

Meksika shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0, por që ishte e mjaftueshme për t’i dhënë epitetin e kampionëve të këtij edicioni.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori meksikan, Jonathan dos Santos, shkruan lajmi.net.

Këtë gol, Dos Santos e realizoi kur po luhej minuta e 73’ e takimit, dhe në fund doli të kishte peshën e triumfit.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Meksika kishte mposhtur Haitin, poashtu me rezultat minimal. /Lajmi.net/