Meghan Markle humbet një tjetër ‘pjesë’ të stafit.

Sipas burimeve mbretërore, të marra nga Daily Mail, dukesha e Sussex do i thotë ‘lamtumirë’ edhe krahut të djathtë të tretë (pas dy braktisjeve të mëparshme)

Amy Pickerill, asistentja personale e saj, ka vendosur të bëjë gati valixhet.

Duket se karakteri ‘i vështirë’ i çiftit të martuar prej pak kohësh, po provokon një ‘arratisje’ të përgjithshme.

“Ajo vendosi të qëndrojë me ta për t’i ndihmuar në lindjen e fëmijës dhe për të organizuar shtëpinë e tyre të re, më pas do ikë”, rrëfen një mikeshë e Amy, e cila preferon të mbetet anonime.

Tani ka nga ata që janë gati të betohen se, në pak muaj do ikin edhe bashkëpunëtorët e tjerë të ngushtë.

Amy kishte një rol të rëndësishëm, që në fillim.

Ajo u kujdes për organizimin e dasmës mbretërore dhe të gjitha eventet e tjera të bamirësisë, në të cilat dukesha merr pjesë.

Ajo gjithashtu është kujdesur edhe për fjalimet për shtyp e deri tek përgjegjësitë e marketingut.

Tani nuk ia del dot më të ecë para dhe duket se ka marrë një vendim drastik.