Një 28-vjeçare ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për rreth tre vite nga bashkëshorti i saj me të cilin kishin dhe një djalë të vogël.

Caterina Young ishte njohur tre vite më parë me Christopher Lander, të dy nga Londra, dhe shkak ishin bërë shkëmbimet e disa mesazheve në rrjete sociale.

Pasi disa takimeve ata ishin lidhur, dhe pas 6 muajsh ajo mëson se ishte shtatzënë.

E bindur për dashurinë që partneri i saj kishte ndaj saj, ajo vendos që ta mbajë fëmijën dhe të lidhen në martesë.

Kështu jetuan të lumtur për tre vite, deri kur një  natë policia trokiti në shtëpinë e tyre dhe i vuri prangat të shoqit.

E shokuar nga ngjarja ajo pyet se çfarë kishte ndodhur, por përgjigjen e merr nga policët dhe jo nga i shoqi.

Ata e njoftojnë se në rrjete sociale janë bërë publike disa video nga burri i saj, ku shfaqet ai duke kryer marrëdhënie me të kur kjo e fundit ishte e pavetëdijshme dhe e droguar.

Po ashtu ata kanë gjetur edhe imazhe fëmijësh, duke i shtuar veç akuzës për përdhunim edhe atë për pedofili.

Ndjeva neveri dhe nuk arrija ta besoja se si mund të ma bënte këtë gjë.

Ai ishte bashkëshort dhe baba ideal.

Tani e kujtoj se çdo natë ndihesha e lodhur dhe doja gjumë ndërsa ai më përgatiste një pijë të ngrohtë.

Më pas gjeta dhe disa ilaçe qetësuese, me të cilat më vinte në gjumë dhe më përdhunonte”, ka treguar e tronditur ajo.

Ndërkohë, siç raporton “The Sun”, Christopher është dënuar me 12 vite  burg.