Tashmë buja e lidhjes së Flori Mumajesit dhe Fifit mori dhenë dhe dyshja duket se po argëtohet mjaft me titujt rozë që u kushtohen atyre.

Filimisht të ftuar në “Shiko kush Luan”, ishte Flori ai që tha për Fifin se ajo ishte e dashura e tij e portaleve.

Duke u nisur nga videoja e dyshes teksa po perfrmonin në studio, të gjithë dyshuan për një lidhje të mundshme mes tyre dhe dyshja tani e konsiderojn njëri-tjetrin si të dashur në lajmet e showbizz-it.

Dhe tani dhe Fifi, duket se po e mban lojën mjaft me sportivitet.

Së fundmi në Instagram në pyetje-përgjigjet me fansat e saj, teksa e kanë pyetur nëse ka të dashur ajo është përgjigjur me batutën e Florit duke thën se po ka vetëm një të dashur. atë të portaleve.

Ma pas sërish Fifin e kanë pyetur se çfarë i pëlqen më shumë tek Flori dhe ajo ka treguar se i pëlqen shpiriti i tij, dhe më pas i ka kërkuar falje kantautorit.

“Mfal Flori, por prej 61829382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas,” ka shkruar këngëtarja.