Me fitimet e saj, 6-vjeçarja që i blen vetes një vilë 8 milion dollarëshe

Një vajzë 6-vjeçare nga Korea e Jugut me 30 milionë abonues në YouTube ka blerë një vile 5 katëshe që kushton plot 8 milionë dollarë.

Boram e ka blerë shtëpinë në Seoul nëpërmjet kompanisë së familjes së saj.

Vajza e vogël ka dy llogari të populluara në YouTube ku ajo poston zakonisht përmbajtje.

Një kanal ku ajo bën analizim të lodrave të ndryshme me 13.6 milionë ndjekës si dhe një llogari ku poston shpesh video nga jeta e përditshme me 17.6 milionë ndjekës.

Në një nga videot e saj më të njohura, e cila mori mbi 376 milion shikime, Boram bën pasta duke përdorur një enë kuzhine lodër dhe më pas ia tregon kameras.

Por disa nga videot e saj kanë ngritur polemika në Korenë e Jugut për vlerat që ajo promovon.

Në vitin 2017, organizata joqeveritare ‘Save the Children’ mori ankesa nga qytetarë të Koresë së Jugut, të cilët ishin të shqetësuar se klipet e Boram mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional dhe etik të shikuesve të rinj.

Fëmijët po bëhen një trend në YouTube dhe jo vetëm dhe fitimet që ata marrin për shkak të shikueshmërisë së lartë janë marramendëse.