Ledri Vula është padyshim një prej reperëve më të talentuar shqiptarë si dhe konsiderohet si një prej meshkujve më seksi, e si rrjedhojë fanset femra janë të mëdha në numër.

Teksa mjaft publike ka qenë lidhja e Ledrit me Dafina Zeqirin, pas saj çdo gjë dimë për jetën e tij private janë aludime dhe Ledri deri më tani nuk na ka prezantuar me ndonjë të dashur.

E megjithatë, së fundmi ai vendosi të na zbulonte me dy fmerat që e presin atë në shtëpi.

Janë pikërisht gjyshja e tij dhe macja.

Teks ai ka fotografuar të dyja në tavolinën e shtëpisë, mbi foto reperi shkruan:

“Ma e madhja dhe ma e vogla e shpis”.