Marina merr vëmendjen me setin e ri fotografik

Marina Vjollca është tërhequr nga ekranet televizive qe një kohë, mirëpo ajo vazhdon ta ruajë lidhjen me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Gruaja e Getoar Selimit numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, ku publikon fotografi nga përditshmëria e saj, por nuk mungojnë edhe fotografitë profesionale që i ndan me fansat e saj.

Këto ditë, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka publikuar në këtë rrjetet sociale.

Në bazë të përshkrimit të lokacionit, bukuroshja ka pozuar në Prishtinë para fotografit Renuar Locaj.

Kujtojmë që Marina ka paralajmëruar projekte të reja që do të vijnë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi