Maratonë në Murin e madh kinez me sa duket është trendi më i ri i eksplorimit të një prejatraksioneve më të madh në botë.

Në maratonën e parë të këtij lloji morën pjesë qindra maratonistë entuziastë të cilët përshkuan 5 164 hapa në terrenin me gurë.

Edhe pse një sfidë vërtet e vështirë për maratonistët gara ishte një përvojë tejet e bukur.

Ishte fantastike por edhe shumë vështirë. Mendova se për pak do të vdes po ia dola!”, tha Maratoniste amerikane.

Ishte ditë e bukur, jam i rraskapitur. Ishte shumë shumë e vështirë. Megjithatë ishte përvojë e bukur të vraposh nëpër Murin e Madh Kinez”, u shpreh Maratonist francez.

Muri i Madh i Kinës është një seri fortifikimesh prej guri dhe prej balte në veri të Kinës, i ndërtuar fillimisht për të mbrojtur kufijtë veriorë të Perandorisë Kineze për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e grupeve të ndryshme nomade.