Brahim Diaz u shit së fundmi nga Manchester City te Real Madridi për 22 milionë funte.

Diaz është vetëm njëri prej shumë lojtarëve të rinj që klubi anglez ka shitur gjatë viteve të fundit.

Manchester City ka përfituar plot 136.8 milionë funte duke shitur lojtarë të akademisë gjatë viteve të fundit.

Në mesin e këtyre lojtarëve është edhe reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina

As tifozët më të përkushtuar të Manchester Cityt nuk do ta kishin vlerësuar Brahim Diazin si një lojtar që vlen 22 milionë funte.

Por, kështu është kthyer tani tregu nëpër afatet kalimtar dhe të hënën Diaz bëri një lëvizje të madhe në drejtim të Real Madridit pas disa muajsh spekulimesh se ai do të kalonte prej klubit anglez te ai spanjoll.

Diaz bëri vetëm katër paraqitje si titullar për Manchester Cityn para se të nënshkruante me gjigantin spanjoll.

Manchester City e ka një rekord të pabesueshëm për ta bërë këtë gjë, pra të nxjerrë maksimumin e vlerës nga lojtarët që i ka zhvilluar në akademinë e klubit.

Përmes një kombinimi të huazimeve, paraqitjeve në përgatitjet para sezonale dhe lojërat e rralla si titullarë, klubet vëzhgojnë talentet e Manchester City dhe vendosin t’i transferojnë ata.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka arkëtuar plot 136.8 milionë funte duke shitur futbollistë të akademisë.

E përditshmja angleze “Daily Mail” sjell një grup lojtarësh të rinj, prej të cilëve Manchester City ka fituar mjaft para.

Kelechi Iheanacho (Leicester) – 25.4 milionë funte

Iheanacho, i cili kishte pasur 20 paraqitje si titullar me kampionin anglez, është lojtari i ri më i shfrytëzuar nga Manchester City para se të shitej te Leicesteri.

Ai madje ishte zgjedhur nga Pep Guardiola për të luajtur edhe në derbin e Mançesterit, duke shënuar dhe asistuar, derisa në një fazë ai kishte rekord më të mirë se sa Sergio Aguero për golat e shënuara gjatë kohës së luajtur.

Shënoi 10 gola në Premierligë para se të bëhej 20-vjeçar dhe të transferohej te Leicesteri në gusht të vitit 2017.

Brahim Diaz (Real Madrid) – 22 milionë funte

I blerë për vetëm 200,000 funte nga Malaga si 16-vjeçari, Diaz u transferua për plot 22 milionë funte te Real Madridi në moshën 19-vjeçare.

Ai bëri disa paraqitje për Manchester Cityn, duke impresionuar në parapërgatitjet për sezonin e ri.

Mori një medalje pas fitimit të titullit të ligës nga Manchester City në edicionin e kaluar dhe luajtur në Superkupën Angleze të këtij edicioni.

Gjithashtu shënoi dy gola ndaj Fulhamit këtë edicioni para se të shitej. Luajti 49 minuta në Premierligë për Cityn.

Angus Gunn (Southampton) – 13.5 milionë funte

Djali i legjendës së Norwichit, Bryan Gunn iu bashkua Cityt në vitin 2011, por bëri emër në “Carroë Road” në edicionin e kaluar, ku ishte i huazuar dhe luajti në çdo ndeshje të ligës.

Southampton bëri ofertë në verë për të dhe City e shiti lojtarin pa bërë asnjë paraqitje në gara zyrtare.

Enes Unal (Villarreal) – 12.7 milionë funte

Ai shkëlqeu në vendlindje në Turqi, duke shënuar gol tre minuta pas debutimit të tij dhe duke bërë 34 paraqitje te Bursasporti.

City e transferoi për 2 milionë funte. Huazimet bënë që ai të mos paraqitej fare për klubin anglez.

Pas një ecurie prej 18 golash në 32 ndeshje për Twenten, Villareali e transferoi.

Jason Denayer (Lyon) –  9.9 milionë funte

Denayer impresionoi me ekipet e reja të Manchester Cityt para se të huazohej.

Bëri mirë te Celticu përkrah Virgil van Dijkut dhe bëri emër.

Shkoi edhe te Sunderlandi në mes të dy huazimeve te Galatasaray.

Huazimi i dytë te klubi turk e bindi Lyonin që ta transferojë.

Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 9.1 milionë funte

Padyshim lojtari për të cilin Manchester Coty do të pendohet që e ka shitur, edhe pse Sancho ndaloi së stërvituri dhe klubi ishte detyruar që ta shiste.

Ai ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë edicion për Borussia Dortmundin.

Tani, ai është emër i njohur në Angli dhe pritet të jetë objektiv i shumë skuadrave evropiane në fund të këtij edicioni.

Pablo Maffeo (Stuttgart) – 8.8 milionë funte

I marrë nga Spanja prej Manchester Cityt, ai i kaloi dy vite në akademinë e klubit, por ishte sjellë në ekipin e parë nga Manuel Pellegrini, duke bërë tre paraqitje si titullar në të gjitha garat.

Kaloi si i huazuar te Girona para se të transferohej te Stuttgarti gjatë verës së kaluar.

Rony Lopes (Monaco) – 8.8 milionë funte

Lopes u transferua te Manchester City nga Benfica pas ardhjes në Evropë nga Brazili.

Ai bëri disa paraqitje në kupë për Cityn, duke qenë titullar ndaj West Hamit në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, derisa bëri dy asistime.

Ai ishte huazuar te Monaco në edicionin 2014/2015 para se të merrej nga Monaco në verën e vitit 2015.

Karim Rekik (Marseille) – 7.5 milionë funte

Rekik u transferua te City në vitin 2011 nga Feyenoordi.

U huazua brenda vitit te Portsmouthi, pastaj te Blackburni, para se të kalonte dy vite si i huazuar te PSV Eindhoven.

Një ecuri prej 54 paraqitjesh për klubin holandez e bindi Marseillen që ta transferonte. Mbrojtësi tani luan te Hertha Berlini.

Angelino (PSV) – 5.6 milionë funte

Mbrojtësi i majtë ishte marrë nga Spanja.

Ai e bëri debutimin e tij ndaj Aston Villas në Kupën FA në janar të vitit 2016, pas një huazim te New York City.

Pastaj shkoi te Girona, Mallorca dhe Breda para se PSV-ja të nënshkruante me të gjatë verës së kaluar.

Olivier Ntcham (Celtic) – 5.5 milionë funte

Nitcham refuzoi që të nënshkruante kontratë me klubin e fëmijërisë Le Havre dhe zgjodhi të transferohej te City për 1 milionë euro.

Kaloi tre vite te niveli i të rinjve para se t’i bashkohej Genoas në huazim dy-vjeçar.

Shënoi tre herë në 37 paraqitje para se Celticu ta belonte në verën e vitit 2017.

Ai është kthyer në një futbollit kyç në Skoci.

Seko Fofana (Udinese) – 4.2 milionë funte

City e mori Fofanan nga Lorienti. Ai kaloi një vit në akademinë e klubit para se të shkonte te Fulhami.

Pastaj iu bashkua Bastias në huazim pas dy paraqitjeve për Manchester Cityn në fazën përgatitore të verës.

U transferua te Udinese dhe tani është kthyer në njërin prej mesfushorëve më të mirë në Serie A.

Bersant Celina (Swansea) – 3.8 milionë funte

Në një moment u mendua se Celina do të shkëlqente me Cityn.

Ai ishte pjesë e skuadrës në kohën e Manuel Pellegrinit dhe eventualisht luajti një ndeshje në Kupën FA ndaj Norwichit në janar të vitit 2016.

Reprezentuesi i Kosovës u huazua te Twente dhe Ipswichi para se Swansea ta blejë gjatë verës së kaluar.