Lyrical Son më në fund bëhet bashkë me familjen

Lyrical Son është bërë bashkë me familjen e tij në Amerikë.

Çifti Festim Arifi dhe Gresa së fundi janë bërë prindër të një vajze tjetër e megjithëse gjatë kohës kur është lindur Erika ai ka qenë pranë tyre, më pas është dashur t’i lë për një kohë në Amerikë për të ardhur në Kosovë për të pëfrunduar projektet e shumta muzikore në të cilat është përfshirë reperi.

E tashmë ka ardhë koha që Festimi të shkojë sërish për në Amerikë e për t’u bashkuar me familjen e tij të bukur.

Në disa fotografi emocionuese të cilat i ka bërë Gresa, Lyrical shihet duke përqafuar ato, ndërsa vajza e madhe Eva e pret me puthje duke mos u larguar asnjëherë nga krahët e tij.