Luana Vjollca çdo herë e më në formë, shkëlqen në fotografinë e re

Ajo është një ndër moderatoret më të pëlqyera të ekranit shqiptar.

Flasim për bukuroshen Luana Vjollca e cila është një ndër emrat më të lakuar në mediat rozë.

Përveç moderimit dhe këngës, Luana Vjollca pëlqehet shumë edhe për format e saj trupore pë të cilat komentohet shpesh.

Së fundmi, në Instagram ajo ka publikuar një fotografi ku po duket e mrekullueshme, me një grim perfekt, teksa shfaqet me dekoltenë e hapur.

“Luaneshë e butë”, ka shkruar këngëtarja.

Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit për këngëtaren është “Sonte”, në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin, e lansuar para 2 javësh ku deri tani ka arritur të mbledh mbi 1 milion klikime në Youtube.

Ndërsa sa i përket jetës private, Luana Vjollca ka vite që është në lidhje dashurie me Krenar Çoçajn, por që deri tani asnjëri nga ta nuk e ka pranuar hapur, edhe pse janë kapur shpesh nga paparaci në rrugë./GazetaBlic