Lokali i muzikës “live” mbyllet në Skenderaj, ja si ndodhi

Inspektoriati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Skënderaj kanë mbyllur një lokal të natës.

Poashtu, në këtë komunë janë larguar edhe disa tezga që zënin hapësirën e pronës publike.

“Çfarëdo veprimtarie që zhvillohet pa leje përkatëse të Komunës, apo që e ndalojnë ligjet e Kosovës, do të mbyllet pa menduar dy herë.

Një aksion i Inspektorëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me mbyllje të një lokali të muzikës së natës, për arsye se pronari i tij nuk ka pas leje/pëlqim nga Komuna, për veprimtarinë që zhvillohej aty.

Krahas kësaj, dhe për të vendosur rregull brenda zonës urbane, duke liruar hapësirat publike, këto ditë janë larguar nga trotuari edhe disa tezga në rrugën “Ilaz Kodra”.

Puna jonë me përkushtim për të mirën e qytetarëve, do të vazhdojë, pavarësisht sfidave, sepse, para se gjithash, janë në pyetje interesi i përgjithshëm publik dhe rregulli i qytetit” shkruan Bekim Jashari në njoftim.