Më shumë se 200 vende dhe teritore në botë kanë nënshkruan një peticion të cilët u bëhet thirrje autoriteteve iraniane që të lirohet aktivistja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, ketë e ka bërë të ditur organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Ajo është dënuar me 38 vjet e gjysmë burgim dhe 148 rrahje me kamxhik, pas dy gjyqesh që, sipas Amnesty International, kanë qenë “shumë të padrejta”.

Për të shënuar një vit që nga arrestimi i saj, Amnesty International tha se nënshkrimet e mbledhura do t’iu dorëzohen të enjten ambasadave iraniane në botë.

Paraburgimi i Sotoudeh “ka ekspozuar thellësinë e represionit të autoriteteve iraniane”, tha Philip Luther, drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, pranë organizatës Amnesty International.

Sotoudeh, bashkëfituese e Çmimit Saharov për lirinë e mendimit, është arrestuar në shtëpinë e saj në Teheran më 13 qershor të vitit 2018.

Ajo është kritike e zëshme e establishmentit iranian dhe, vitin e kaluar, ka përfaqësuar disa gra të arrestuara për heqjen e shamive të kokës.

Kundër saj rëndojnë një varg akuzash, të cilat Sotoudeh i mohon.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Qeveria amerikane dhe Parlamenti Evropian e kanë dënuar arrestimin e avokates./REL/