LDK kundërshton përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ku këta të fundit kanë zgjedhur si drejtor gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, tha se për këtë ka paralajmëruar se do të thërrasë në raportim bordin përkatës të RTK-së.

“Atë çka kemi për momentin është që nuk është respektuar edhe ligjshmëria dhe me këtë rast shprehim shqetësimin për përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së”, tha Abrashi.

Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në pavarësinë e institucioneve të pavarura, ne do thërrasim bordin e RTK-së që të raportojnë për përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së.

“Kemi parë reagimet edhe nga subjektet e tjera.

Grupet e ekspertëve të LDK-së kanë shprehur shqetësimet te ne lidhur me ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorit të RTK-së.

Normal që nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punën e institucioneve të pavarura, por ajo çka mund të themi është se ne do të kërkojmë nga komisioni përkatës që të thërrasë bordin përkatës në mënyrë që të raportojë për mënyrën e përzgjedhjes, për procedurat e ndjekura për drejtor të RTK-s”, tha ai.

Sot zyrtarisht Ngadhnjim Kastrati është emëruar drejtor i përgjithshëm i -së.