Bill Clinton dhe Madeleine Albright dje kanë arritur në Kosovë.

Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit, në sheshin “Skënderbej” sot organizohet ceremoni shtetërore, me të ftuar special personalitete të njohura.

Të ftuarit më të veçantë në këtë ceremoni janë dy miqtë e Kosovë, ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright.

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri përmes një postimi në Instagram ka shprehur mirënjohje të thellë për Clinton dhe Albright si dhe kishte një kërkesë për qytetarët.

“Ata që ndonjëherë e kanë përjetuar Lirinë, nesër është mundësia që ta ndjeni se si erdhi ajo. Mirëseerdhët Heroinë dhe Hero i yni nga Nënë Amerika.

Publik i dashur e familje e shqiptarë të dashur ti nderojmë me daljen tonë në Shesh. Shperndajeni”, ka shkruar Labi. /Lajmi.net/