Kur përmendet emri i modeles, Kim Kardashian nuk ka si të mos na bien në mend imazhet provokuese të saj.

Kim Kardashian është njëra nga yjet e vetme që ka guxuar të shfaqet komplet nudo në paraqitjet e bëra në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Edhe pse është nënë e tre fëmijëve ajo nuk ndalet së provokuari, madje imazhet e saj janë mjaft të komentuara në shtypin rozë.

E tillë shfaqet edhe në fotografinë e fundit, në fustanin dypjesësh teksa për pak sa nuk zbulon pjesët intime.

“E gjeta këtë foto prej udhëtimit të kaluar në Miami, Të lutem më merr prapë. Është me shi këtu”, shkruan ajo.

Kardashian shquhet edhe si një sipërmarrëse tejet e zonja, e cila së fundmi ka promovuar brendet e saj. /Lajmi.net/