BallinaVIPKy është reagimi i Dua Lipës kur e pyet fansi se “A...

Ky është reagimi i Dua Lipës kur e pyet fansi se “A të jep nëna nuse në fshat?”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj.

Ajo këndoi në natën e parë të festivalit katër ditor, ku interpretoi për publikun kryesisht këngë të albumit të saj të dytë, “Future Nostalgia”.

Ndërkohë mbrëmjen e dytë dhe të tretë të “Sunny Hill”-it, ajo i shijoi si vizitore e thjeshtë, duke qëndruar në tribunën VIP nga ku ka shijuar performancat e kolegëve të saj.

Mirëpo në një moment gjatë mbrëmjes të së shtunës, ajo është ngacmuar nga fansat që ndodheshin në publik me një pyetje interesante.

Në videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, Dua mund të shihet teksa i pyet fansat se çfarë po e pyesin saktësisht.

Dhe në atë moment, një prej fansave i shfaq në telefonin e tij pyetje “A të jep nëna nuse në fshat?”.

Dua me të kuptuar pyetjen fillon të qeshë dhe të bëjë largim ironik me dorë, duke entuziazmuar turmën edhe më tepër të cilët brohoritën dhe qeshën me reagimin e saj.

Shiko Videon:

Must Read

spot_img