San Francisko është bërë qyteti i parë amerikan që ndalon shitjet e cigareve elektronike deri sa efektet e tyre shëndetësore të jenë më të qarta, raporton BBC

Zyrtarët të martën votuan për të ndaluar shitjen e avulluesve në dyqane dhe e bënë të paligjshme që shitësit online të dorëzonin në adresat brenda qytetit.

Qyteti i Kalifornisë është shtëpia e Juul Labs, prodhuesi më popullor i cigareve elektronike në SHBA.

Juul tha se masa që kanë ndërmarrë zyrtarët e San Franciskos do t’i bëjë që të lulëzojë tregu i zi i shitjeve të cigareve elektornike.

Ligji do të fillojë të zbatohet shtatë muaj nga ajo datë, edhe pse ka pasur raporte që nënshkrimet pro tij mund të sjellin një sfidë ligjore.