Protesta e opozitës së bashkuar ditën e sotme kaloi paqësore, teksa nga fundi u shoqërua me hedhjen e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë nga policia ndaj protestuesve.

Një qytetar, vendosi të protestojë në një mënyrë të veçantë.

Ashtu edhe si në protestën e kaluar, ku disa protestues hipnin mbi pemë dhe valëvisnin flamuj, një tjetër ditën e sotme ka hipur gjysmë i zhveeshur duke u kacavjerrë mbi pemë.

Protestuesi të jep përshtypjen sikur nis të bëjë pompa, por më pas dorëzohet dhe ulet poshtë.

Por ky personazh i pazakontë i protestës nuk ka lënë vetëm këtë skenë ditën e sotme në protestën e opozitës së bashkuar.

Gjysmë i zhveeshur ai ka nisur të performojë akte karateje në mes të rrugës.

Me sa duket kjo është mënyra e veçantë e protestuesve të Bashës për të rrëzuar Ramën nga pushteti.