Ky është mjeku që u plagos sot me tre plumba, mësohet gjendja e tij

Gjinekologu, Premtim Gojani është jashtë rrezikut për jetë.

Në këto momente ai ka dalë nga salla e operacionit të Spitalit Amerikan.

Por Gojani do të duhet që edhe njëherë të futet në operim. Kjo ngase atij i janë shfaqur disa komplikime të tjera shëndetësore.

Por zyrtarë të spitalit provat i kanë thënë Expressit se për momentin gjendja shëndetësore e gjinekologut Gojani është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku kosovar, Premtim Gojani në mëngjesin e sotëm para pragut të shtëpisë u plagos me tre plumba nga Faton Fetiu i cili doli të jetë dhëndër me të plagosurin.

Gojani për disa orë ka qëndruar në sallën e operimit të Spitalit Amerikan ku gjendja e tij shëndetësore ishte në rrezik.

Por pas operimit gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Mjeku kosovar në këto momente ka kryer një operacion.

Por ky nuk pritet që të enjte i vetmi.

Ai pas pak do të futet nga mjekët sërish në sallën e operacionit.

Kjo pas disa komplikimeve të tjera që ka pasur.