Ekspertët në këtë artikull sqarojnë disa karakteristika të dashnorit ideal të një gruaje të martuar.

Madje disa studime thonë se tradhëtia i bën mirë marrëdhënies në çift.

Sipas intv, këto janë gjërat që e bëjnë këtë “dashnor” të duhurin për një grua të martuar e cila është në rrugën e saj drejt tradhëtisë.

1. Seks më i mirë

Ekspertët shtojnë se seksi jo i mirë në çift i shtyn partnerët të shkojnë drejt tradhëtisë.

Meqë po flasim për femrat që tradhëtojnë, ato zgjedhin një mashkull tjetër që i plotëson nevojat e saj seksuale.

2. Nuk ndihet më vetëm

Një ndër gabimet që bëjnë çiftet e martuara është se e lënë shumë vetëm njëri-tjetrin.

Dedikimi i tyre nuk është më si më parë, pasi i kap edhe rutina e martesës.

Ky “dashnor” është aty me të  gjithmonë dhe nuk e lë të ndihet vetëm.

Në këtë rast, burrat janë të zënë shumë me punë dhe nuk sakrifikojnë shumë të qëndrojnë me gratë e tyre dhe si pasojë e shtyjnë atë të gjejë dikë tjetër.

3. Ai e di që është thjesht një “dashnor”

Nëse ai e ka të qartë pse është në jetën tuaj, atëherë mund të quhet “dashnori ideal”.

Sipas intv një grua e martuar nuk ka frikë se ai mund të bëhet pengesë në martesën e saj.

Mjafton që ai të dijë limitet e tij dhe kjo gjë është shumë e mirë.

4. Ai e bën të ndihet e vlerësuar më shumë

Fakti që ajo po shkon drejt tradhëtisë, nuk ndihet mjaftueshëm e vlerësuar nga bashkëshorti i saj.

Nëse gjen dikë tjetër që e vlerëson më shumë, do jetë dashnori  që i duhet.

5. Nuk i kërkon llogari

Një femër e martuar që po tradhëton ndoshta është e lodhur nga dhënia e llogarisë ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas intv ky dashnor nëse nuk i kërkon fare llogari për gjërat që ajo bën në jetë, është ideali.

Pikërisht për këtë gjë  ka nevojë edhe ajo.