Kushtetuesja deklarohet për rritjen e pagave

Seanca për interpelancën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj është shtyrë sërish për të enjten në ora 10:00.

Ky vendim u mor me pëlqimin e grupeve parlamentare opozitare, teksa interpelanca e Haradinajt është kërkesë e GP të LDK-së dhe GP të Vetëvendosjes, për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Me datën 12 janar, qeveria kishte miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Sipas këtij vendimi pagat rriteshin për 4 % mbi pagën bazë.

Ndryshe më datën 1 shkurt Qeveria e Kosovës pezulloj vendimin për ngritjen e pagave të zyrtarëve të saj deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

E lidhur me këtë ishte deklaruar edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza i cili vendosi që të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritje tëp agave derisa ligjërisht nuk sqarohet.

E gjithë kjo çështje më pas kaloj tek Gjykata Kushtetuese të cilët ende janë duke punuar në këtë lëndë.

Indeksonline ka kontaktuar Zyrën për Informim në këtë gjykatë, ku edhe janë deklaruar se kjo lëndë është aktualisht në fazë ne shqyrtimit.

“ Kjo lëndë është aktualisht në fazën e shqyrtimit dhe Gjykata ende nuk ka marrë vendim”, ka thënë Veton Dula,Drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim.

Gjithashtu Dula ka theksuar se sapo të merret ky vendim do të njoftohen të gjitha palët e përfshira në rast .