Fruti i kumbullës ka shije nganjëherë të ëmbël, e nganjëherë të ithtë.

Ky frut ka vlera kalorike (rreth 50 kalori, në 100 gr kumbulla), vitaminë A, B1, B2, C, PP, kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, hekurit e magnezit, 8-20% sheqer në trajtë fruktoze, acide, pektinë etj.

Për aftësitë kuruese, përdoren frutat, bërthamat dhe gjethet e këtij fruti. Frutat e kumbullës konsumohen të freskëta ose të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli, marmalade, shurupi të këndshëm etj.

Ato janë freskuese, treten lehtë, shtojnë oreksin, luftojnë kapsllëkun, sëmundjet e mëlçisë, veshkave, artritit, aneminë, hemorroidet etj.

Sigurojnë një jashtëqitje të rregullt dhe për këtë qëllim këshillohen të përdoren shpesh.

Luftimi i parazitëve në zorrë

Për të pasur rezultate sa më të mira, merren 15-30 gr bërthama kumbulle dhe shtypen. Ato përzihen me 20 gr sheqer dhe hahen në mëngjes esëll, duke e vazhduar kurën për disa ditë rresht.

Sëmundjet e mëlçisë

Kura fillohet me gjysmë kg kumbulla të pjekura mirë, në ditën e parë, duke shtuar nga 200 gr çdo ditë, derisa të arrijnë dy kg në ditë. vazhdohet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.Gjethet e kumbullës përdoren edhe kundër puçrrave të lëkurës. Për këtë, merret një grusht gjethe kumbulle dhe zihet në një litër ujë, derisa të shterojë përgjysmë. Me lëngun e fituar pastrohen puçrrat, 2-3 herë në ditë, derisa të zhduket acarimi i tyre. /Mapo/