Të porsamartuari kanë mbetur të dëshpëruar, kur u kthyen nga muaji i mjaltit dhe e gjetën shtëpinë të rrethuar me një mur të lartë afro dy metra.

Thomas Entwistle dhe gruaja tij Rebekah e kanë përshkruar rrethojën enorme nga druri si ‘Muri i Berlinit’ që ua pamundëson shikimin nga dritaret, të peizazhit të Lancanshire të Anglisë.

Mësimdhënësi 27-vjeçar dhe bashkëshortja tri vjet më e re, nuk mund të besonin kur gjetën murin vetëm gjysmë metri larg derës dhe dritareve të shtëpisë.

Këtë besohet se e ka ndërtuar fermeri fqinj, që ka probleme të vazhdueshme me sipërmarrësin, që e ka ndërtuar kompleksin e banimit.

Në anën tjetër Thomas dhe Rebekah, që paguan 250 mijë euro për këtë shtëpi me katër dhoma, ku u vendosën në fund të vitit të kaluar, nuk po dinë se çfarë të bëjnë.