Keni menduar ndonjëherë që dielli të jetë prezent në sytë tuaj edhe kur është errësirë apo është kohë me re?

Një gjë të tillë do të na e mundësojë teknologjia dhe eksperimenti është ndërmarrë nga një kompani në Austri e cila ka krijuar syzet e veçanta të cilat sjellin dritën e diellit në sytë tanë.

Pocket Sky e përshkruan pajisjen saj si një “qiell të veshur dhe se punon në të njëjtën mënyrë si një llambë terapie drite, duke afruar dritën e diellit në sy.

Produkti i teknologjisë së lartë lëshon një dritë të ngjashme me dritën e diellit për të lejuar prodhimin e melatoninës në ditët e errëta.

Melatonina është hormoni i cili rregullon ritmin biologjik dhe rrit metabolizmin tone.

Krijuesit e saj shpresojnë se kjo do të ndihmojë njerëzit të mësohen me zymtësinë e dimrit”, si dhe të ndihmojnë për të luftuar edhe lodhjen e shkaktuar kur udhëton në zona të ndryshme kohore.

Ora 24 e trupit përcaktohet nga cikli i dritës natyrore të errët që ndikon në mirëqenien në kuptimin e gjumit dhe urisë.

Kur udhëtoni jashtë shtetit, ritmi i brendshëm i njerëzve nuk është i orientuar, cka shkakton lodhje .

Pocket Sky beson se ekspozimi i saktë me dritën blu disa ditë para dhe pas një udhëtimi mund t’u ndihmojë njerëzve të përshtaten më shpejt me një zonë të re kohore.

Syzet pritet të dalin në treg gjatë vitit 2019 dhe do të kushtojnë 169 euro.