Një kirurg kinez është përshëndetur si hero pasi punoi për më shumë se 20 orë, pa ndërprerje, për të shpëtuar pacientët që ishin në gjendje kritike.

Në internet po qarkullon një foto, në të cilën duket kirurgu ortoped, Luo Shanpeng i mbështetur pas pacientit të tij, ndërkohë që në duar mbante akoma krahun e sapo operuar.

Pacienti në foto ishte i fundit për të atë ditë, ai kishte kryer 5 operacione dhë i gjashti zgjati për më shumë se 8 orë.

Infermierja e cila shkrepi edhe foton e kolegut të saj në shenjë respekti, shkruante:

“Më dhemb zemra kur shoh këtë skenë.”

Fotoja u bë virale në rrjetet sociale pasi u nda fillimisht në platformën kineze të mesazheve, WeChat.

Luo punon për spitalin numër 6, “People’s Hospital of Guiyang” në Provincën, Guizhou, Kina juglindore.