Kosova ftohet në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i ka bërë ftesë Komitetit Olimpik të Kosovës për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Për Kosovën, “Tokio 2020” do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, në të cilat po ashtu synon medaljen.

Në “Rio 2016”, ekipi kosovar Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi.

Kosova pritet të marrë pjesë në Olimpiadën e ardhshme me më shumë se 10 garues, prej tyre 5-6 me norma dhe të tjerët me ftesa. /Gazeta Express/