Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës organizoi koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke mbledhur kështu shumë nga këngëtarët e estradës.

Të vegjël e të mëdhenj ishin mbledhur në shesh për ta festuar këtë ditë të rëndësishme, ku të shumtë ishin emrat që performuan këngët e tyre para gjithë atij publiku që ishin mbledhur.

Por, sa ishin të ‘denjë’ këta emra të estradës që me këngët e tyre ‘banale’ të performonin në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?

A nuk do duhej të shtohej më shumë kujdes në përzgjedhjen e këngëtarëve, në veçanti të këngëve të tyre?

“Punë t’flliqta me pare, trileqe me spliffa

orgazma me dh*pa, ju grithni ziddnaaa,

kur mfolni per beefa, tinglloni si npatika,

dh**at si barbika, splifat sikur pisha”

“Si mu kon kancer vi jau q* jetat,

Mos dil, n’shpi pa i lajmru, çka sheh mun mu befasu

Per çka e kom fjalen a thu??

Nona jote me telokomand tu ma****bu,

k*qk mashkull je girl.

Për famë ki mja nis me twerk“, janë vetëm disa pjesë të teksteve të këtyre këngëve skandaloze që u kënduan për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar Qeverinë e cila është përkujdesur për gjithë organizimin e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë, mirëpo përgjigja e marrë nga ta është: “Protokolli i shtetit është marrë me këtë”.

“GazetaBlic” ka kërkuar përgjigje edhe nga Erolld Belegu, ku i njëjti është përgjigjur se nuk ka dijeni të jetë mbajtur një koncert i tillë.

“Çfarë koncerti? Nuk di që ka pas koncert, tash pe marrë vesh që ka pas koncert në shesh, protokolli merret me këtë punë”, u shpreh Belegu.