Kjo do të ishte zgjedhja ideale për parking në Prishtinë !

Jeni banorë i Prishtinës, punoni në Prishtinë apo planifikoni ta vizitoni qytetin e Prishtinës, së pari duhet ta mendoni se ku ta parkoni veturën për ti plotësuar dëshirat që ju keni në këtë qytet.

Prishtina gjithmonë ka qenë qyteti më i madhe dhe me më së shumti vizita ditore në Kosovë, dhe problemi më i madh tash e 20 vite në kryeqytet është parkingu për vetura.

Disa prej kryetarëve të komunës janë munduar të bëjnë zgjedhje me propozime të ndryshme dhe ide të cilat mbetën vetëm ne letër dhe nuk u realizuan asnjëherë nga asnjëri prej kryetarëve të komunës së Prishtinës.

Një zgjedhje ideale do ishte sistemi “Smart Parking Solution” i cili zë pak vend dhe mund ti parkosh mbi 15 Vetura në një hapësirë parkingu që zë vendin e 2 veturave, dhe mund të vendosen në cilin do vend në Prishtinë.

Kjo ide të cilën e kemi hulumtuar doli si zgjedhja më adekuate për komunën e Prishtinës dhe e cila nuk do shumë kohë për tu vendosur në vendet e caktuara.

Montimi i “Smart Parking Solution” merr kohë vetë 5 ditë.

Pa e zgjatur shumë ju ftojmë ta shikoni videon më poshtë, dhe nëse ju ka pëlqyer si ide ju lutem shpërndajeni që ti bije në sy dikuj nga urbanizmi që të ndërmarr diçka në këtë drejtim./InfoKosova/

Shiko Videon: