Eilish Henderson një mësuese 28-vjeçare nga Britania e Madhe është  përballur me një situatë, aspak të bukur teksa ishte duke ngrënë ushqim.

“The Sun” ka shkruar se 28-vjeçarja ka gjetur një mi të ngordhur në një qese orizi të gatshëm që kishte blerë në një market.

Ajo ka treguar:

“Isha shumë e uritur. Thjesht e hapa qesen “Uncle Ben” me oriz dhe e ngroha në mikrovalë.

Më pas kur fillova ta konsumojë ndjeva një shije të keqe dhe kisha kocka në gojë. Vrapova për në tualet. Më pas i thashë babait tim ta hidhte”.

Ajo nuk ka thënë gjë nëse do e hedh kompaninë e njohur në gjyq për të përfituar një dëmshpërblim.