Një mënyrë e fundit për të hakuar llogaritë në Facebook është përhapur gjerësisht në rrjet.

Ky paralajmërim ka ardhur nga vetë Facebook, ku njoftohet se një mesazh tallës i bën me dije përdoruesve se llogaria e tyre është klonuar.

Mesazhi dërgohet nga lista e miqve tuaj.

Klonimi i Facebook ndodh kur dikush krijon një llogari dhe vjedh fotografitë përshirë informacionin personal dhe ia dërgon miqve në rrjet.

Në mesazh shkruhet:

“Përshëndetje, më ka ardhur një kërkesë tjetër miqësie nga ty dje, të cilën nuk e pranova. Ndoshta duhet të kontrollosh llogarinë tënde.

Mbaj gishtin shtypur derisa të shfaqet butoni ‘forward’ dhe më pas dërgoja miqve të tu. Paç fat!”

Nëse rastësisht ju vjen ky mesazh, llogaria nuk është hakuar por është një truk për të mashtruar njerëzit.