Kida dhuroi atmosferë të pa harruar mbrëmë në Tiranë

Ajo vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të talentuara dhe më të suksesshme të momentit.

Bëhet fjalë për Kidën, e cila është më se e kërkuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Artistja e dhjetëra hiteve, mbrëmë ka performuar në një nga klubet më të mëdha të Tiranës, e cila me performancat e saj ka dhuruar një atmosferë të paharruar.

Madje, Kida ka kënduar edhe live, ku pak këngëtarë e bëjnë këtë gjë.

Ndryshe, ajo shumë shpejtë do t’sjellë projekt të ri muzikor që do të jetë një bashkëpunim, por që ende s’është zbuluar./Indeksonline/