Këto ushqime janë të pasura me acid folik

Acidi folik është një supervitaminë e domosdoshme gjatë shtatzënisë.

Sipas Us Preventative Task Force, të gjitha gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 400-800 mikrogramë (0.4-0.8 mg) acid folik në ditë.

Kur duhet marrë acidi folik? Ju duhet të merrni acid folik që para se të mbeteni shtatzënë, edhe në periudhën kur nuk po tentoni të konceptoni një fëmijë.

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për të parandaluar defektet e tubit neural të cilat zakonisht zhvillohen në 28 ditët e para të shtatzënisë, shpesh para se një grua ta ketë marrë vesh që është shtatzënë.

Cilat ushqime përmbajnë acid folik?

Duke qenë se gjysma e shtatzënive janë të paplanifikuara, U.S Food and Drug Adminstration ka marrë masa për të fortifikuar disa ushqime të caktuara me acid folik në mënyrë që të gjitha gratë shtatzëna të marrin dozën ditore të acidit folik?

Ushqimet e mëposhtme ju ndihmojnë të merrni dozën ditore të acidit flok:

Perimet me gjethe jeshile si spinaqi

Agrumet si portokalli, qitrot, limonat, mandarinat

Fasulet

Buka integrale

Drithërat

Orizi

Pastat