Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.

Sot, në gjithë botën organizohen rreth 800 maratona dhe miliona njerëz i bashkohen vrapimeve të gjata e sfiduese. Së fundmi është bërë një listë e maratonave më të vështira dhe më sfiduese që mbahen në botë.

Nga ky hulumtim u hartua një listë e garave me vështirësi të lartë për shkak të terrenit, gjatësisë, kushteve ekstreme të motit etj.

Në listën ku janë renditur 25 maratona nga 800 në mbarë botë ne kemi shkëputur Top5 e më të vështirave.

1. Pikes Peak Marathon, është maratona më sfiduese që mbahet në SHBA. Atletët duhet të vrapojnë në një terren që është 7.815 metra mbi lartësinë e detit, me ndryshime të temperaturave me rreth 50 gradë celsius dhe shpesh ata përballen me mot ekstrem; stuhi të papritura dhe rrufe në majat e larta të maleve. Shumë e nisin këtë maratonë po fare pak arrijnë ti shkojnë deri në fund.

2. Tenzing Hillary Everest Maratona, është zyrtarisht maratona më e lartë në botë. Startin e ka në kampin bazë të Everestiti në 17.600 metra mbi nivelin e detit dhe përfundon në Namche Bazar në 11.286 metra mbi nivelin e detit.

Mbahet çdo 29 Maj dhe kjo maratonë nuk është për fillestarët apo për amatorët e vrapimit por kërkon atletë profesionistë me eksperiencë të gjatë në vrapime dhe distanca të gjata.

3. Equinox Marathon, në shqip Maratona e Ekuinoksit është e treta në renditje si maratona më sfiduese në botë.

Ajo mbahet në Alaska dhe zhvillohet çdo muaj mars, për nder të ekuinoksit pranveror. Itinerari përshkon rrugën drejt majës më të lartë Ester Dome lartësia 2323 metra e kthim. Rekordin për meshkuj e mban Stan Justice me kohën 2h41’30” që prej vitit 1984, ndërsa për gratë rekordi mbahet që prej vitit 2002 nga Susan Faulkner me kohën 3h18’16”.


4. Polar Night Half Marathon edhe pse një gjysmë maratonë e gjatë 13.1 km ajo është renditur e 4-ta për sa i përket garave të gjata më sfiduese në botë për faktin se kjo maratonë mbahet natën.

Kjo është një maratonë që organizohet në Norvegji gjatë periudhës së natës polare kur dielli nuk ngrihet mbi horizont dhe gara ndriçohet nga një seri pishtarësh përgjatë gjithë itinerarit.

5. Great Wall Marathon ose Maratona e Murit të Madh përfundon kur maratonistët të kenë ngjitur 5.164 shkallë të murit të madh Kinez.

Me pamje mahnitëse më shumë se 2500 vrapues në vit nga 60 vende të ndryshme të botës i bashkohen kësaj maratone e cila për herë të parë u organizua në vitin 1999./tch

Loading...