Mediat e huaja kanë pasqyruar një pjesë të biografisë të terroristit që tronditi sot gjithë botën.

Bëhet fjalë për australianin, Brenton Tarrant, i cili më parë kishte ushtruar funksionin e trajnerit personal në Big River Gym në qytetin verior të New South Wales të Grafton

Terroristi që filmoi sulmin dhe transmetonte atë në internet kishte punuar në një palestër pasi mbaroi shkollën në vitin 2009 deri në vitin 2011, transmeton Indeksonline

“Ai ishte një trajner personal.

Brenton punoi në programin tonë që ofroi trajnime falas për fëmijët në komunitet, dhe ai ishte shumë i pasionuar për këtë.

Unë mendoj se diçka duhet të ketë ndryshuar në të gjatë viteve që kaloi duke udhëtuar jashtë shtetit”, shkruajnë mediat e huaja.

Tarrant arriti të fitoi para për një kohë të shkurtër me anë të Bitcoinit.

Më pas, ai vizitoi vende të ndryshme të Evropës, Azisë Juglindore dhe Azisë lindore.

Poashtu, ai udhëtoi edhe në Korenë e Veriut.