WhatsApp ka përgatitur me urgjencë një përditësim sigurie pasi mendohet se përdoruesit e kësaj platforme mund të jene të rrezikuar nga hakerat.

Kompania zbuloi të martën se në platformën e mesazheve ka një lloj “çarje” që i ka lejuar sulmuesit kibernetikë që të instalojnë një kod të dëmshëm tek përdoruesit.

Kodi i dëmshëm thuhet se po transmetohet me anë të një telefonate që është në një farë mënyre një kurth.

WhatsApp njofton gjithashtu se kodi mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjen telefonatës.

Cilët celularë janë prekur?

Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues rreth e qark botës të cilët mund të jenë prekur përfshirë këtu ata që përdorin iPhone, celularë që operojnë me Android, ata me Windoës dhe pajisjet Tizen.

Si ta zbuloni nëse jeni prekur?

Numri i saktë i personave të prekur nuk dihet ende. Por, sipas kompanisë, nëse nuk keni marrë ndonjë telefonatë nga persona të panjohur, atëherë mund të mos jeni prekur.

Si të mbroheni?

WhatsApp e ka rregulluar tashmë problemin, por që të jeni të sigurt duhet që të instaloni përditësimin e fundit të aplikacionit.

Loading...