Keni rënie masive të flokëve gjatë verës? Mjeku shpjegon pse ndodh kjo dhe ç’duhet të bëni

Keni vënë re që gjatë muajve të verës iu bien më shumë flokë se zakonisht dhe po ju duket sikur me këtë ritëm keni për të ngelur shumë shpejt tullac?

Mos u shqetësoni sepse sipas mjekut Michael Mosley, kjo nuk është asapk një situatë ku duhet të alarmoheni.

Përpara se të shpjgojë arsyen pse nuk ka vend për panik, mjeku shpjegon mënyrën se si funksionon dhe rritet foloku.

Një qime e vetme floku do 3-5 vite të rritet. Më pas ai bie dhe vendi ku ishte më parë rrënja do deri në tre muaj të rigjenerohet dhe të nisë sërish ciklin e mbirjes së flokut të ri.

Edhe pse arsyeja nuk dihet ende, një numër i madh i qelizave ripërtëritëse rrinë pak më gjatë në gjumë gjatë verës, sipas kërkimeve.

Gjatë dimrit dhe pranverës cikli i rritjes ripërtëritet sërish.

Disa studime tregojnë se njerëzit humbun dyfishin e sasisë së flokëve gjatë muajve të verës, krahasuar me çdo muaj tjetër të vitit, e veçanërisht, me ata muaj që u takojnë stinëve të ftohta.

Funksionon rregulli i balancimit. Gjatë verës bien më shumë flokë sesa rriten të reja, ndaj floku duket më i dobët.

Çuditërisht shpehtësia e rritjes së flokut rritet në verë dhe ngadalësohet në dimër.

Pra, në verë bien më shumë flokë por rriten më shpejt, ndërsa në dimër mbijnë më shumë flokë por rriten më ngadalë.

Shkaqe të tjera që ndikojnë në rënien e flokut janë kequshqyerja, dietat me pak ushqime, sëmundjet e ndryshme, kirurgjitë, disa mjekime të caktuara, stresi etj.

Teksa floku vijon të bierë në mënyrë graduale, hollimi i tij sa vjen e bëhet më i dukshëm, deri në momentin që nis cikli i ri i rritjes.

Me përfundimin e ditëve të nxehta, trupi dhe floku kthehet në normalitet.

Gjithmonë sipas mjekut, humbja e flokut në mënyrë masive është normale dhe ndodh tek të gjithë.

Në shumicën e rasteve nuk do të thotë aspak se është një shenjë e shëndetit jo të mirë.