Këngëtarja që ka qenë e lidhur me princ Harryn, fton në dasmë vëllain e tij

Këngëtarja Ellie Goulding, e cila shumë shpejt pritet të celebrojë dashurinë e saj me martesë i ka nisur ftesë edhe dukeshën Kate dhe Princin William.

“The Sun” shkruan se nuk dihet ende nëse këngëtarja ka ftuar edhe princ Harryn, i cili ka qenë ish-i dashuri i saj dikur.

Nuk dihet ende nëse princi Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë marrë ftesë,.

Por mediat britanike shkruajnë se Harry nuk do e pranonte kurrë ftesën e saj.

Këngëtarja u njoh me princin gjashtë vite më parë në dasmën e Kate dhe William.

Ellie  Goulding ishte e ftuar si këngëtare në dasmën mbretërore.