Komuna e Istogut dhe Ministria e Mjedisit duket se i kanë lënë anash katër fshatra të këtij rajoni të cilat cdo ditë përballen me ajrin e ndotur, shkruan “InfoKosova”.

Banorët e fshatrave: Bellopojë, Veriq, Osejan, Gurrakoc dhe Kerrnin cdo ditë janë të ekspozuar pranë tymit i cili shkaktohet nga mbeturinat që digjen në deponinë e këtij rajoni.

Një qytetar i shqetësuar na shkruan pasi që ai dhe banorët tjerë të këtyre fshatrave ishin ankuar edhe në komunën e Istogut disa herë, por komuna nuk ka ndërmarr asgjë derimë tani.

Qytetari i këtij rajoni Rrezart Geci i cili është shumë i shqetësuar si bashkëqytetarët tjerë të këtyre fshatrave thotë se ne jemi të ekspozuar mëngjes e mbrëmje para këtij tymi kancerogjen dhe vdekjeprurës.

Zjarrin në deponinë e mbeturinave në këtë pjesë të Kosovës, thuhet se e ndezin vet punonjësit e Kompanisë së mbeturinave të cilët bëjnë zbrazjen e mbeturinave e më pas i djegin ato.

Ky tym dhe kjo gjendje e tmerrshme, ka filluar të marr jetë të kafshëve.

Banorët e këtyre fshatrave kanë frikë se një ditë do të mbesin edhe pa ndonjë familjar nga ky ajër dhe ambient i pa pastër./InfoKosova/

Shiko Videon: