Kapet hajni i 12 biçikletave në Gjakovë

Është arrestuar 46 vjeçari me inicialet N.J. Ky person në Gjakovë vodhi 12 biçikleta, por që të e 13 nuk arriti pasi ra në duart e policisë.

“Falë disa kamerave të sigurisë kemi arritura ta identifikojmë dhe arrestojmë personin e dyshuar lidhur me këto raste. Ai ka pranuar 12 veprat e kësaj natyre”, tha për Klan Kosovën, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës Lirie Podrimaj.

Sipas saj rasti po vazhdon të hetohet.

“Biçikletat i ka dërguar në qytetin e Pejës ku i ka shitur”, tha ajo.

Në Gjakovë nuk janë të paktë qytetarët që biçikletën e kanë mjet udhëtimi.

I arrestuari po mbahet në ndalim nga policia derisa kjo e fundit tha se po punon intensivisht për zbulimin e vendeve se ku ai i shiti biçikletat, në mënyrë që ato tu kthehen pronarëve të tyre.