“Jeni krenari e kombit shqiptar” Kryetari Meta për Majlindën dhe xhudon e Kosovës

Ilir Meta, president i Republikës së Shqipërisë e ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, por edhe për xhudon kosovare në përgjithësi, e cila po ua zbardh fytyrën shqiptarëve gjithandej globit me sukseset e saj.

Meta është takuar me ekipin e xhudos në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar Meta, duke e postuar po ashtu flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Kosovës, por edhe një figurë me shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Meta, por edhe i gjithë ekipi i xhudos shihen duke e formuar me duar shqiponjën me duar. /Gazeta Express/