Jelek verdhët përleshen me policinë, por numri i tyre gjithmonë e më i vogël

Jelek Verdhët në Francë kanë vazhduar protestat e tyre rrugëve të Parisit, dhe kësaj here ata janë përleshur me policinë, edhe pse protestat janë drejtë shuarjes.

Protestuesit kishin filluar të gjuanin me gurë drejtë policisë, e më pas policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Numri i protestuesve ishte rreth 1.200. Por edhe pse në numër të vogël, ata sot kanë sulmuar degët e bankave, dyqane dhe lokale tjera që gjendeshin aty afër.

Policia ka arrestuar 27 persona, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Pas më shumë se gjashtë muajsh protesta të vazhdueshme, duket se Jelek Verdhëve i ka ardhur fundit.

Numri i tyre u zvogëlua, kur presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte realizuar shumicën e kërkesave të tyre.

Ajo që filloi si pakënaqësi ndaj rritjes së çmimit të naftës, sot po vazhdon si protestë kundër qeverisë.

Macron kishte vendosur që çmimi i naftës të ulet, dhe kjo ndikoi që numri i protestuesve të bie drastikisht.

Protestuesit gjithashtu kishin sulmuar fushatën e partisë së Macronit, gjatë kohës sap o mbahej kampanja e zgjedhjeve për parlamentin evropian. /GazetaExpress/