Je përdorues aktiv i rrjeteve sociale? Po ju kanoset seriozisht ky rrezik

Privatësia po merr fund çdo ditë e më tepër.

Ekspertët kanë konstatuar se siguria në rrjetet sociale po cënohet dita ditës.

Përgjatë muajve të parë të vitit shifra e përdoruesve të rrjeteve sociale që janë prekur nga viruset që vjedhin fjalëkalimet është rritur me 60% më shumë.

Bazuar në një studimi të kryer nga kompania e sigurisë kibernetike, Kaspersky përdoruesit e rrjeteve sociale sot janë më të rrezikuar se kurrë.

Përfaqësues të kësaj kompanie thonë se hajdutët e fjalëkalimeve dhe viruset keqdashës të dizajnuara për të mbledhur të dhënat dixhitale të përdoruesve janë një nga “armët” më të rëndësishme në arsenalin e kriminelëve kibernetikë për të rrezikuar jetën private të njerëzve.

Sipas tyre më të rrezikuarit janë personat që jetojnë në vende të tilla si Rusia, India, Brazili, Gjermania dhe SHBA-ja, por nuk përjashtohet askush.

Për këtë arsye ekspertët e sigurisë kibernetike, këshillojnë që të përdoren fjalëkalime jo shumë të thjeshtë, por një kombinim shkronjash dhe numrash.